Burgu famëkeq i Korydallos ka qenë shumë herë në qendër të vëmendjes jo vetëm të shtypit grek, por edhe shqiptar për shkak të përplasjeve mes të burgosurve që në disa raste kanë përfunduar në fatalitet.
Mediat greke i kanë kushtuar për herë të parë një dokumentar këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, që është i sigurisë së lartë. Dokumentari tregon problemet e të dënuarve, ku mes tyre ka edhe shqiptarë, si e kalojnë kohën dhe vështirësitë.
Të burgosurit flasin për jetesën në burg, ëndrrat e tyre, por edhe mënyrën se si e kalojnë kohën deri në daljen nga qelia. Ata paraqesin pikëpamjet e tyre mbi burgjet, mbi atë që duhet të ndryshojë dhe përmirësojë jetën e të burgosurve ndërsa tregojnë histori të ndryshme.
Intervista është një sensacion pasi nuk ishte në zyrë por në korridoret e burgut. Në një moment Sofia Nikolaou ulet në një tryezë me të burgosurit, të cilët kanë kërkesa të ndryshme. Njëri prej tyre kërkon që të përqafojë vajzat e tij. /abcnews
g.kosovari