Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro dha dorëheqjen mbrëmë pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar nëntë herë me pistoletë. Në video Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të makinës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që sugjeron se video është regjistruar gjatë verës.
Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” e Zehre Bajraktarevicit. Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës. Dabro fillimisht ngarkon pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”. Pas publikimit të videos, tashmë kanë nisur hetimet nga autoritetet përkatëse kroate.