Një video nga Afganistani po bën xhiron e rrjetit ku shihet një person i varur nga një helikopter që fluturon mbi tokën afgane.
Mediat në Afganistan shkruajnë se talebanët e kanë ndëshkuar me këtë formë torture duke e lënë të vdekur, por BBC e ka hedhur poshtë këtë informacion.
Videoja e shpërndarë në rrjete sociale, shënon mbi 2 mln shikime dhe është censuruar ndaj nuk duket e qartë nëse ai është gjallë ose jo.
Por BBC shkruan se reporterët e saj dëshmojnë se ai është gjallë. Në fakt, sipas tyre, ai është një luftëtar taleban dhe është varur në helikopter në mënyrë që të vendosë një flamur mbi një institucion në Afganistan.
/m.j