Report Tv siguron videon e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt, mbrëmjen e djeshme pranë shtëpisë së tij në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës, ku u qëllua me më shumë se 30 plumba.
30 plumba Bardhok Pllanaj i ka marrë në trup, si pasojë e të cilave humbi jetën. Autorët u siguruan mirë që Pllanaj të mos dilte i gjallë nga mjeti i tij, tip ‘Range Rover’ pasi u qëllua me breshëri kallashnikovësh, duke zbrazur 2 karikatorë.
Atentati ndaj tij ishte i mirëorganizuar, ku autorët i zunë pritë shumë pranë banesës së tij në Shtoj të Ri, dhe e qëlluan në lëvizje përrreth 150 metra, duke e bërë makinën ‘shoshë’ nga plumbat, siç shihet edhe në foton e sjellë nga Report Tv.
Mes breshërish së plumbave, njëri e ka kapur në kokë dhe në zemër duke i marrë jetën në vend 46-vjeçarit, i njohur ndryshe i “Kumbari” i Shkodrës./ b.h