Ky turist mori një mësim të mirë: asnjëherë të mos tregohet miqësor me një majmun.
Videoja e mëposhtme tregon momentin kur Bill Eberle nis të afrohet me dy majmunë, nënë dhe të birin.
Ai i jep ushqim nënës, ndërkohë që majmuni më i vogël i hidhet në kurriz.
Turisti tenton ta përkëdhelë, por e ëma reagon shpejt duke e kafshuar në dorë./a.k