Kemi parë se si shumë persona kanë bërë çmenduri nga më të ndryshmet për një selfie. Disa kanë humbur jetën e disa të tjera kanë pësuar dëmtime të ndryshme duke tentuar të bëjnë një selfie perfekte.
Por, për një foto mund të ndodhë edhe të përleshesh. Kjo ka ndodhur mes dy turisteve në Romë të Italisë.
Një holandeze 19-vjeçare dhe një italo-amerikane 44-vjeçare në të njëjtën kohë po bënin selfie në një shatërvan të Trevit, në Romë.
Por, të dyja pengonin njëra-tjetrën për këndin perfekt dhe asnjëra nuk hapte rrugë.
Ato fillimisht u kapën me fjalë, e më pas filluan të përleshen me grushte.
Kalimtarët e rastit ndërhynë për të shuar sherrin ndërkohë policia vendase i procedoi penalisht./a.m.