Skena të tilla në plazhet e Shqipërisë nuk janë të rralla, por këtë herë protagonistë janë disa turistë polakë, që me makinën e tyre fuoristradë kanë terrorizuar pushuesit në Lukovë. Turistët i kanë hyrë mes për mes bregdetit të Lukovës me makinën e tyre, madje shpesh kanë rrezikuar të bllokohen në rërë, por duket se asgjë s’po i ndalon. Mësohet se kanë qenë të paktën dy fuoristrada, njëra prej të cilave ka kaluar pranë këmbëve të pushuesve me shpejtësi të konsiderueshme. /ma.me
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.