Një makinë tip “Mercedes” është përfshirë nga flakët teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Thirrës në Kalimash. Pasi ka konstatuar flakët që vinin nga pjesa e poshtme e makinës, shoferi e ka nxjerrë atë jashtë tunelit duke e parkuar në krah të djathtë të rrugës në drejtimin Kalimash-Kukës duke pritur ardhjen e makinë zjarrfikëse.
Në videona e dërguar në Albeu.com duket momenti kur makina është përfshirë nga flakët dhe pranë saj afrohet zjarrfikësja. Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale.
Në videona e dërguar në Albeu.com duket momenti kur makina është përfshirë nga flakët dhe pranë saj afrohet zjarrfikësja. Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale.











