Para dy netësh në fshatin Korroticë të Drenasit, një makinë me targa të Shqipërisë ka goditur tre këmbësorë.
Për pasojë, njëri prej tyre i identifikuar si Bajram Bullaku nga Drenasi ka ndërruar jetë.
Dje familja Bullaku ka përcjellë për në banesën e fundit djalin e tyre, ndërsa gjatë varrimit të të ndjerit familja Bullaku ka bërë një gjest vërtetë për t’u vlerësuar.
Ajo i ka falur gjakun e djalit të tyre familjes së autorit të aksidentit, i cili mësohet se është nga Tropoja.
Siç duket edhe në videon e mëposhtme shihet momenti i shtrëngimit të duarve të dy familjeve nga Drenasi dhe Tropoja. /express/a.k