Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vrapçisht të Gostivarit ditën e sotme. Një familje teksa do të varrosnin nënën e tyre pasi kishte humbur jetën nga Covid, në vend të trupit të saj nga morgu i Shkupit kanë marrë trupin e një burri.
TV21 raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur mengjësin e sotëm në Shkup. Fëmijët teksa shkuan në morgun e Klinikës Infektive në Shkup, punonjësit në vend të arkivolit me trupin e saj i kanë dhënë një arkivol të një burri. Familjarët kanë hapur arkivolin në shtëpi dhe kur kanë parë trupin e viktimës kanë njoftuar autoritetet.
Momentalisht familjarët e viktimës ndodhen në Klinikën Infektive dhe po kërkojnë trupin e të afërmes së tyre. Ndërkohë që deri tani nuk ka asnjë reagim nga autoritetet.
/m.j