Një burrë është tërhequr zvarrë për disa metra nga një tren.
Sam Hynes, ishte duke u larguar nga treni në Colfax në stacionin Auraria kur biçikleta e tij ngeci në derën e trenit.
Pas ngjarjes së rëndë, ai shpëtoi për mrekulli, ndërsa i ka kërkuar sistemit hekurudhor lokal që t’i paguajë shpenzimet në spital.
Në video shihet Hynes duke u zvarritur nga treni për disa sekonda.
Treni përshpejton në distancë, duke e lënë njeriun të shtrirë në platformë.
Zëdhënësi i RTD Scott Reed tha se operatori i trenit nuk e pa Hynes për shkak të vendndodhjes së tij në platformë, por ai pranoi se shoferi mund të kishte përdorur pasqyrat pak më efektivisht.