Një grua është aksidentuar për vdekje në rrugën Asim Vokshi pranë ish stacionit të trenit, në përpjekje për të shpëtuar dy fëmijët e saj. 37 vjeçarja ishte duke kaluar rrugën me fëmijët e saj, në momentin që makina e tipit “Mercedes Benz”, me një shpejtësi të madhe, ka shtypur gruan duke i kaluar përsipër.
Përpara aksidentit, e reja ka shtyrë fëmijët e saj, duke parandaluar kështu një tragjedi të vërtetë. 37 vjeçarja me iniciale DH.P ndërroi jetë pak orë më pas në spital.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, i cili u largua me shpejtësi nga vendngjarja./java/a.k
Më poshte dy videot. Kujdes, PAMJE TE RENDA