• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

VIDEO TRONDITËSE/ Chigaco, polici qëllon 16 herë mbi adoleshentin afrikan

by A R
25/11/2015 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohet video tronditëse e vrasjes së një 17 vjeçari afrikan nga policia e Chicago-s në SHBA. Ngjarja ka ndodhur në tetor të 2004-s, por pamjet e filmuara nga kamera e vendosur në një automjet të policisë, që gjendej në vendin e ngjarjes, janë bërë publike vetëm tani, pasi polici u akuzua zyrtarisht për vrasjen e të riut. Ai rrezikon një dënim nga 20 vite burg, deri në burgim të përjetshëm.

Në video shfaqet një djalë, që vrapon në mes të rrugës, duke kaluar pranë një makine policie. Në një farë pike ai ndalon, agjentët dalin nga makina dhe një prej tyre hap zjarr, duke qëlluar me 16 plumba, 14 prej të cilave kur 17-vjeçari gjendej i shtrirë në tokë.

Sipas përfundimeve të gjykatës, të shtënat zgjatën 15 sekonda dhe për 13 sekonda djali qëndron i palëvizur në tokë. Më pas, një prej policëve afrohet pranë trupit të pajetë dhe shkelmon dorën e të riut, ku ai shtrëngonte një thikë.

Në dokumentet e gjykatës lexohet se, polici kishte filluar të qëllonte 6 sekonda pas zbritjes nga makina.

Polici i akuzuar quhet Jason Van Dyke dhe është 37 vjeç. Ai është i vetmi person që shfaqet në vendin e ngjarjes, duke qëlluar kundër të riut. Sipas përfaqësuesit të tij ligjor, Dan Herbert, polici kishte vepruar në përputhje me rregullat, sepse jeta e tij ishte e kërcënuar.

Familja e 17-vjeçarit të vrarë ka marrë një dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh. Pas publikimit të videos me kërkesë të mediave, manifestime spontane u zhvilluan në të gjithë Chicagon.

Disa prej tyre u shoqëruan nga tensionet dhe, sipas mediave amerikane, të paktën 2 vetë u arrestuan.

Kryebashkiaku Rahm Emanuel, edhe pse e ka cilësuar të pajustifikueshme sjelljen e agjentit, bëri thirrje që të ruhet qetësia. Të njëjtin apel e bëri edhe familja e 17-vjeçarit.

Next Post

Marina Vjollca është shumë... e uritur (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In