• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Tre grevistë në Marinëz shfaqin probleme shëndetësore, u jepet ndihma mjekësore

by A R
20/10/2025 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre grevistë në Marinëz nuk janë ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe është dashur ndërhyrja e ambulancës për t’u dhënë ndihmën e menjëhershme.

Ashtu siç ishte edhe nga pamjet e dërgura nga korrespondetja e RTSH-së në Fier, Laureta Roshi, tre grevistëve u është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore ku prej pesë ditësh, 10 naftëtarë dhe sindikalistë të sektorit të hidrokarbureve ndodhen në grevë urie në Marinzë të Fierit, duke kërkuar trajtim dinjitoz dhe barazi në sistemin e pagave.

Ndërkaq, tre ditë më parë në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH 1, grevistët parashtruan publikisht kërkesat e tyre kryesore që kanë të bëjnë me rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës.

1 / 4 
“Nga dita e djeshme jemi futur në grevë urie dhe kemi shpallur një grevë të përgjithshme pa afat. Punonjësit që nuk ndodhen këtu e kanë pezulluar punën dhe janë jashtë në mbështetjen tonë,” u shpreh një prej grevistëve.” tha një prej grevistëve.

Sipas tyre, negociatat me kompaninë kanë zgjatur prej një viti pa rezultat konkret, ndërsa reagimi ndaj grevës është cilësuar si mungesë vullneti dhe arrogancë institucionale.

“Ne kemi gati një vit që negociojmë me kompaninë dhe kemi zhvilluar disa takime. Kërkesat tona janë të qarta: rritje pagash, përmirësim i kushteve të punës, njohja e statusit të naftëtarit, ndalimi i intimidimit dhe presioneve ndaj punonjësve, si dhe vendosja e meritokracisë. Kërkojmë trajtim dinjitoz dhe barazi për të gjithë.”

Sipas grevistëve, kompania nuk ka reaguar ende ndaj kërkesave të tyre, duke treguar, siç e cilësojnë ata, “arrogancë institucionale”.

“Konstatojmë që kompania ka një lloj arrogance, sepse punonjësit kanë dy ditë që kanë pezulluar punën, kemi dy ditë në grevë dhe ende nuk shfaqen për të negociuar kërkesat që kemi parashtruar.Kërkojmë rritjen e fondit të pagave me 18% dhe për ndarjen e këtij fondi për punonjësit me pagat më të ulëta, duke zvogëluar diferencën që kanë pagat e ulëta me ato të larta”.

Më tej, ai sqaroi se pjesëmarrja në grevë është kufizuar për shkak të kushteve në ambientet e kompanisë.

“Në grevë ndodhen 10 anëtarë të kryesisë së Sindikatës së Naftëtarëve, ndërsa shumë të tjerë kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar, por hapësirat fizike nuk lejojnë pjesëmarrjen e më shumë se dhjetë personave.

Një tjetër shqetësim i ngritur është mungesa e një strukture të miratuar pagash. Grevistët theksojnë se pagat janë vendosur në mënyrë preferenciale, pa marrë parasysh profesionin, arsimin apo përvojën e punonjësve.

“Në shoqërinë tonë nuk ka një strukturë pagash të miratuar që ne të themi kjo është paga minimale, mesatare apo paga e lartë, apo punonjës me këtë profesion kanë këtë pagë dhe me këtë vjetërsim këtë nivel page. Pagat janë vendosur në mënyrë preferenciale pavarësisht profesionit dhe arsimit. Ndaj ne kërkojmë barazimin e nivelit të pagave sipas profesionit që kryejmë.” u shprehën ata.

Protesta është mbështetur sot edhe nga rreth 250 punonjës të tjerë, të cilët kanë pezulluar punën në shenjë solidariteti me grevistët.

Next Post
Grabitja e Luvrit mund të kthehet në biznes ndërkombëtar: Tre shtete të mëdha në listën e blerësve

Grabitja e Luvrit mund të kthehet në biznes ndërkombëtar: Tre shtete të mëdha në listën e blerësve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

“Kam dy vjet pa bërë se*s”, Monika Kryemadhi rrëfen jetën personale pas ndarjes me Ilir Metën (VIDEO)

March 2, 2026
Elisa e Çudirave

Gazidede dhe Horoskopa

March 2, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Bllokimi i ngushticës së Hormuzit dhe ekonomia jonë

March 2, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Rama i dorëzon sot Begajt ndryshimet në qeveri! Presidenti 7 ditë kohë për dekretim, më pas votëbesimi në Kuvend

March 2, 2026
Berisha-Ramës: Largo kë të duash, ti je objektivi kryesor i revoltës popullore

Berisha pranon autorësinë e sulmit mbi vilën 31: Nuk e dija që është qendër kulturore!

March 2, 2026
“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

“Më të sigurt jemi ne këtu se sa ju në Shqipëri”, juristja shqiptare flet nga Dubai: Shteti ka marrë masa

March 2, 2026
Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

Dëmtoi pajisjet e zyrave dhe kërcënoi punonjësit, Gjykata e Durrësit lë në burg ish-drejtorin e AKU

March 2, 2026
Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

Sulmet në Lindjen e Mesme sjellin kaos, kompanitë ajrore vijojnë me anulime dhe devijime fluturimesh

March 2, 2026
Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In