“Ky rast do të shënojë një ndër rastet me më shumë viktima si shkak i zjarrit në disa vite”, u ka thënë de Blasio gazetarëve në skenën e tragjedisë.
“Kjo është tragjedia më e madhe e zjarrit që e kemi parë në qytet, në të paktën një çerek shekulli”, ka thënë ai.
Zjarri ka nisur në katin e parë dhe është shpërndarë shumë shpejt deri në katin e tretë, kanë thënë zyrtarët.
Shkaku i zjarrit ende nuk është bërë i ditur.
“Mund të kemi ende viktima”, ka thënë de Blasio..
Viktimat kanë qenë të moshës nga një deri në më shumë se 50 vjet, ka deklaruar de Blasio.














