Në Stadion Miejski, Legia e Varshavës barazoi 1-1 me Lech Pochnan, në takimin e vlefshëm për kampionatin polak. Më shumë sesa vetë rezultati apo ndeshje, u vu re diçka tjetër.
Tifozët miq të Legias shpalosën një fotografi të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ishte i lidhur me litarë në fyt. Lideri rus mbante veshur një fanellë të një ekipi të njohur si Spartaku i Moskës.
Postimi është shpërndarë gjithandej në Twitter, me reagimet që kanë qenë të shumta dhe në varësi të qëndrimit që mbajnë vetë tifozët. Vlen të theksojmë se Polonia është një nga vendet pro-ukrainase dhe ka kundërshtuar me forcë prej ditës së parë nisjen e luftës ruse atje.