“Ti je një luledielli” është një fushatë sensibilizuese për grumbullimin e të ardhurave në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut, të cilët janë shtruar dhe trajtohen pranë shërbimit të onkohematologjisë pediatrike pranë QSUT.
Punonjës të Policisë së Tiranës u bënë pjesë e kësaj fushate sensibilizimi duke kontriubuar në blerjen e bluzave për ti dhënë shpresë këtyre fëmijeve, per t’ju dhënë dritë ditëve të vështira.
“Ne mbollëm plot luledielli në kopshtin e jetës si nje fije lumturie për ata femijë që nuk mund të gëzojnë ashtu si gjithë fëmijët e tjerë
Çdokush është një luledielli, bashkohuni edhe ju me ketë nismë për t’ju falur buzëqeshje dhe shumë dashuri këtyre fëmijëve”, thuhet në njoftimin e policisë.