• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO / “Ti je idiot”, qytetarët i përvishen Kryeministrit australian

by A R
02/01/2020 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e qytetit Cobargo në Australi kanë akuzuar Kryeministrin Scott Morrison për mënyrën e menaxhimit të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar edhe viktima. Kryeministri shkoi sot në këtë qytet të prekur më së shumti nga zjarret, ku u përball me zemërimin e banorëve. Disa prej tyre refuzuan ta takonin, ndërsa të tjerë nuk kursyen as akuzat në drejtim të tij.

“Je një idiot”, i bërtiti njëri nga banorët. Kurse një grua refuzoi që t’i jepte dorën për ta takuar. Ky rast është filmuar nga një kamera amatore, pamjet e së cilës kanë qarkulluar në rrjetet sociale. “Do t’ju jap dorën vetëm nëse jepni më shumë fonde. Shumë njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre. Ne kemi nevojë për më shumë ndihma”, i tha gruaja Kryeministrit, para se ky i fundit të largohej i turpëruar.

Të tjerë i thanë se duhet “të ketë turp nga vetja” dhe e akuzuan se “e la vendin të digjej”.

Një grua tjetër iu drejtua duke i thënë: “Jemi plotësisht të harruar këtu. Sa herë që në këtë zonë ka përmbytje ose zjarre, nuk marrim asnjë ndihmë. Nëse do të jetonim në Sidney ose në bregun verior, do të na dërgonin me urgjencë donacione dhe ndihma”.

Kjo situatë, duket se për Kryeministrin Morrison do të ndikojë negativisht edhe në zgjedhje.

“Nuk do të merrni asnjë votë këtu. Kush i voton Liberalët këtu? Asnjë”, i tha një tjetër banor.

Nga zjarret e fuqishme në këtë zonë humbën jetën at e bir 29 dhe 63 vjeç, teksa po përpiqeshin të shuanin flakët e zjarrit që kishin përfshirë shtëpinë e tyre.

Kryeministri i Australisë u kritikua së tepërmi edhe gjatë ditëve para Krishtlindjes, për shkak se kishte shkuar për pushime në Hawaii teksa zjarret po shkatërronin vendin.

Në Victoria është shpallur gjendja e emergjencës për shkak të situatës së rëndë, kur deri më tani nga zjarret që kanë nisur prej Shtatorit 2019 kanë humbur jetën 18 persona dhe 17 të tjerë rezultojnë të humbur.

/a.r

Next Post
VIDEO e tmerrshme, si ndodhi aksidenti që u mori jetën dy kalimtarëve në Tiranë

VIDEO e tmerrshme, si ndodhi aksidenti që u mori jetën dy kalimtarëve në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

Arratisja e Altin Ndocit, policia kontrolle dhe postblloqe edhe në hyrje-daljet e Tiranës

January 13, 2026
Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

Tronditet presidenca qipriote e BE-së/ Akuza ndaj kreut të shtetit se ka marrë ryshfete nga…

January 13, 2026
“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

“Kosova përballet me rrezikun e akteve destabilizuese nga Serbia”

January 13, 2026
Zbulohen anëtarët e PS në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Nisja e sesionit të ri parlamentar/ Zyrtarë të ambasadës së SHBA takime me krerët e grupeve parlamentare në kryesinë e Kuvendit

January 13, 2026
Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, pezullohet zinxhiri komandues i burgut të Durrësit

January 13, 2026
FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

FOTOLAJM/Momenti kur i burgosuri Altin Ndoci arratiset me vrap nga spitali dhe iu ikën efektivëve

January 13, 2026
Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm, shoqërohen policët që po e mbikëqyrnin në spital

January 13, 2026
Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

Hidhet shorti, derbi i kryeqytetit në Kupë. Zbulohen duelet

January 13, 2026
Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

Dosja “Buka” përplas SPAK me mbrojtjen e Ahmetajt, debate të forta në sallë

January 13, 2026
“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

“Të gatshëm për luftë”, Ministri i Jashtëm iranian: Elementë terroristë kanë infiltruar turmat e protestuesve

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In