Një turiste në Kinë i ka rënë të fikët pasi theu aksidentalisht një byzylyk i cili kushtonte 34 mijë euro. Gruaja po vizitonte një dyqan të byzylykeve xhadë në Ruili City, ne jugperëndim të Kinës, kur aksidentalisht theu një byzylyk teksa po e provonte. Fatkeqësisht për të, byzylyku u nda më dysh, raporton People’s Daily Online.
Pamjet tregojnë gruan e cila pëson shok kur mëson çmimin e byzylykut. Xhade është një produkt luksoz në Kinë dhe përfaqëson shëndetin e mirë dhe jetën e gjatë. Pas dëmtimit, pronari i dyqanit u tha se vlera e byzylykut ishte 38 mijë euro. Familja i ofroi atij 9 mijë euro, megjithatë ai refuzoi duke thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ndërsa një ekspert i pavarur e vlerësoi vlerën e tij rreth 23.5 mijë euro, shumë për të cilën familja e saj pranoi ta paguante. /ma.me










