Ky është momenti kur personit që tentoi të grabiste një bankë në Tiranë iu vunë prangat nga policia.
Ngjarja ndodhi paraditen e së enjtes në Rrugën e Kavajës, ku 58-vjeçari Bardhyl Fusha hyri në ambientet e një banke me qëllim grabitjen e saj dhe qëlloi me armë zjarri në dysheme.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur shtetas të lënduar.
Policia ndërhyri menjëherë pas marrjes së njoftimit bëri të mundur kapjen e autorit të dyshuar, në tentativë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.











