• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Tërmeti në Kinë: Punonjësit e shpëtimit ndihmojnë banorët para ardhjes së shiut!

by
07/09/2022 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Punonjësit e shpëtimit po bëjnë të gjitha përpjekjet për të ndihmuar banorët pas një tërmeti me magnitudë 6.8 ballë, që goditi kontenë Luding në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.

Por në këtë rajon parashikohet të bjerë shi të mërkurën, duke e bërë punën e shpëtimit më të vështirë. Të paktën 74 veta kanë humbur jetën nga kjo fatkeqësi, 26 mungojnë dhe 259 janë plagosur deri tani.

Zjarrfikësit ndihmojnë një burrë të kalojë një urë të përkohshme në Luding County, Provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore, 6 shtator 2022

Një grup pune i dërguar nga Këshilli i Shtetit arriti të martën në mëngjes herët për të drejtuar përpjekjet e ndihmës.

Mbi 300 stacione bazë e 134 kilometra fibra optike janë dëmtuar, dhe më shumë se 16 000 veta kanë humbur sinjalet e komunikimit.

Deri në mbrëmjen e së martës, 77 stacione bazë ishin rregulluar dhe energjia elektrike ishte rikthyer për afro 22 000 familje.

Zjarrfikësit në vendin e fatkeqësisë në qarkun Luding, provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore, 6 shtator 2022. /CFP

Të paktën 92 veta të mbetur nën rrënoja janë transportuar në zona të sigurta nga zjarrfikësit. Ata kontrolluan pothuajse 3 000 shtëpi dhe po vazhdojnë të punojnë për të gjetur më shumë të mbijetuar.

Përveç zjarrfikësve, edhe ushtarë të forcave tokësore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore morën pjesë në punët e shpëtimit.

Një prej tyre, Wei Xiaohu, tregoi për Grupin Mediatik të Kinës (CMG): “Shumë banorë qanë kur na panë që po vinim. Të gjitha rrugët për në epiqendër ishin bllokuar, kështu që duhej të përdornim varkat dhe më pas të ngjiteshim me litar për tre orë për t’iu afruar atyre. Më pas përdorëm litarët – si edhe shpinat tona – për të transportuar njerëzit e bllokuar një nga një në varka.”

Terreni malor e bën të pamundur fluturimin me helikopterë, kështu që punonjësit e shpëtimit u detyruan të transportonin me dorë materialet e ndihmës në zonë.

Mbi 6 650 veta, duke përfshirë ushtarë, inxhinierë dhe punonjës të ndihmës së parë u përfshinë në punët e shpëtimit.

Një nënë ushqen fëmijën e saj në një qendër qëndrimi të përkohshëm në kontenë Luding, Provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore, 6 shtator 2022. /CFP

Edhe dronat luajtën një rol të rëndësishëm, duke siguruar sinjalet e celularit për njerëzit në epiqendër, pasi tërmeti dëmtoi shtyllat e sinjalit.

Dronat bënë edhe video nga vendi i ngjarjes, për t’i ndihmuar punonjësit e shpëtimit që të planifikojnë punën e tyre.

Të plagosurit u transportuan në një qendër të përkohshme për trajtim bazë.

65 të plagosur po mjekoheshin në Spitalin Popullor të Prefekturës Autonome Tibetiane Ganzi të martën. Mësohet se ata janë në gjendje të qëndrueshme. Ndërsa tetë të tjerë me plagë të rënda u çuan në spitalet më të mëdha në qytetin Chengdu, kryeqendrën e provincës Sichuan.

VIDEO

/e.d

Next Post
Sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, detajet

Sulmohet nga të burgosurit njëri nga personat e dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In