Tërmeti që tronditi mëngjesin e sotëm Italinë Qendrore, me epiqendër në Norcia, ka shkaktuar një të çarë gjigande në malin e Castelsantangelo sul Nera, në provincën Macerata.
E çara gjigande në mal u krijua rreth orës 07:40 kur tërmeti me magnitudë 6.5 ballë i shkallës Rihter, lëkundi Italinë Qendrore, fatmirësisht pa shkaktuar viktima, raporton bw.
Pamjet e publikuara nga “Sky Tg24”, janë vërtet impresionuese./a.k