Tavani i katit të tretë në shkollën “Sami Frashëri” është shembur totalisht, siç edhe mund të shihni në pamjet e mëposhtme. Dëmtimet kanë ardhur pas tërmetit të dytë, që ndodhi ditën e mërkurë me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, pasi me tërmetin e parë nuk janë hasur probleme kaq të rënda. Kanë qenë inxhinierë nga Kosova si dhe ekspertë për inspektim të cilët kanë bërë vlerësimet e kësaj godinë./Top Channel/