Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë gjeti vdekjen nga një elefant i zemëruar, i cili sulmoi disa burra.
Pamjet filmike kapën tërbimin vdekjeprurës të kafshës në Kerala, një shtet jugor në Indi.
Në fillim të videos, grupi i njerëzve që rrethojnë elefantin, në atë që duket sikur një tempull, i bërtasin kafshës.
Papritmas, krijesa më e madhe e tokës shtyn përpara dhe e thyen trupin e njeriut nën këmbët e tij gjigante.
Nuk dihet pse elefanti zgjodhi ta sulmonte njeriun, por në përgjithësi, elefantët në robëri i nënshtrohen stresit dhe izolimit që ndikon në shëndetin e tyre mendor dhe fizik./a.ç