• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Tensionohet situata, naftëtarët përplasen me policinë

by A R
19/01/2018 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është tensionuar situata në Fier, aty ku naftëtarët e ARMO kanë vijuar edhe sot protestën, duke kërkuar punë dhe rrogat e prapambetura. Report Tv mësoi se punonjësit e naftës kanë bllokuar rrugën kryesore të qytetit dhe janë përplasur me policinë, pasi kjo e fundit ka kërkuar lirimin e rrugës.

Në videon e siguruar nga Report Tv nga protesta në Fier, duket momenti i përplasjes së naftëtarëve me policët, teksa këta të fundit u shtyjnë protestuesit, duke i nxjerrë ata nga rruga, ku është krijuar dhe një trafik i rënduar. Naftëtarët kërkojnë sot përgjigje nga prefekti, duke kërcënuar se do të përshkallëzojnë protestën, duke e zhvendosur atë në Tiranë ditën e hënë.

Ndër të tjera, naftëtarët i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të japë zgjidhje për dy kërkesat e tyre, duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që bënë minatorët në vitin 1992. Më tej, naftëtarët e ARMO kanë deklaruar se nuk do të bëhen pjesë e asnjë partie politike, teksa i kanë kujtuar Ramës se ndodhet në atë kolltuk me votat, djersën dhe gjakun e tyre.

“Ne jemi mbledhur sot për të vazhduar protestën tonë shumë paqësore, për t’i thënë Ramës merre seriozisht problemin e naftëtarëve, sepse ne do bëjmë atë që bënë minatorët në 1992, mos u tall me ne, me familjet tona, se ai kolltuku jot në fund të fundit është me votat tona, me djersën tonë dhe me gjakun tonë. Ne sot këtu do të vendosim bashkërisht me një lëvizje punëtore pa udhëheqje, pa politizuar, mos të shpresojë asnjë parti politike se ne do ta mbështesim, vërtet zgjidhja jonë do të vijë përmes politikës, por kurrë nuk do bëhemi pjesë e saj. Ne sot do të vendosim çfarë do të bëjmë të hënën, nëse sot prefekti nuk na kthen përgjigje për dy kërkesat tona punën dhe rrogat”, tha njëri prej protestuesve.

Naftëtarët e ARMO kërkojnë punë dhe rrogën e prapambetur të muajit dhjetor. Ndërkohë, nga protesta e sotme janë krijuar radhë të gjata mjetesh në rrugën kryesore, e bllokuar nga naftëtarët. /a.m.

Next Post
F1/Mercedes kërkon konkurrencë ndryshe në gara

F1/Mercedes kërkon konkurrencë ndryshe në gara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In