Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.
Deputetë të Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren dhe janë ulur në karriget e ministrave.
Kjo ka bërë që Garda e Republikës të ndërhyjë teksa forca të shumta ndodhen në sallë.
Opozita ka hedhur akuza ndaj qeverisë teksa i ka kërkuar të gjejnë Ergys Agasin.
“Sillni Agasin këtu. Pengmarrësin e dy qytetarëve, terroristin. Gjejeni ku është” – dëgjohet Sali Berisha në sfond.











