Tenisti Grigor Dimitrov nuk ka duruar dot dhe ka treguar anën e tij të çmendur duke thyer 3 raketa në finalen e turneut të Stambollit.
Tenisti bullgar humbi 3 goditje të thjeshta në faza të ndryshme të lojës… rezultati?! Dimitrov humbi dhe fitorja i kaloi argjentinasit Schwartzman. Në setin e fundit, pasi theu dy raketa, mori një pikë penalizim nga arbitri, gjë që e çoi rezultatin 5-0 për argjentinasin.
Kur shkoi drejt vendit të tij, çuditërisht Dimitrov mori një raketë tjetër dhe e theu, duke marrë me qëllim pezullimin nga ndeshja. javanews/ a.k
https://www.youtube.com/watch?v=rn62ST7dHX4