Në një seancë gjyqësore që ka zgjatur për pak minuta, shoferi i kamionit ku u kapën rreth 500 mijë euro, Andon Thanasi është lënë në burg. Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se gjyqtarja Eda Kaja ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat”, për 54-vjeçarin.
Kjo seancë gjyqësore, pati edhe një moment të veçantë, ku në hyrje të gjykatës qëndronte bashkëshortja e tij, e cila i tha që të mos kishte aspak merak për të.
“Të dua shumë o jetë, mos ki merak për mua”, dëgjohet teksa thotë gruaja.
/e.rr