• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

by A R
13/01/2026 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Izet Shulku njihet si Tarzani i Dibrës. Videot e tij teksa futet në ujërat me akull, apo “noton” në dëborë janë bërë prej kohësh virale në rrjet. Ai jo vetëm i sfidon, por bashkëjeton me temperaturat e ulëta. “Këtu është -7, -8 gradë Celsius. Por për mua është totalisht një ambient i natyrshëm, temperatura optimale”, thotë ai në një intervistë për “Dita jonë” në A2 CNN.

Izeti tregon se është mësuar të përballojë të ftohtin në fillim të viteve 1990, kur jetonte në Greqi. “I binim malit tri herë përdhe, futeshim nëpër lumenj, nëpër borë, nëpër të ftohtë. Na është bërë kronike. Tani nuk presim tjetër veçse të bjerë borë që të futemi të zhytur në ujë me akull dhe në borë”, tregon ai.

Sa herë që hedh video në rrjetet sociale duke u zhytur në borë apo në akull, njerëzit kanë pafund komente për “Tarzanin”. E komplimentojnë dhe i thonë që është më i forti. “Unë hedh çdo ditë, çdo muaj video të reja. Më kanë parë që nuk i kam lënë pas dore aktivitetet fizike. Vrapoj çdo ditë, sot kam bërë 10 km. Nuk pres që të bjerë borë. Nëse s’ka borë këtu, ngjitem në male”.

Ai tregon se në asnjë moment nuk ka pasur probleme nga ky aktivitet. “Përkundrazi, sa më shumë zhytet trupi në ujë me akull, aq më shumë nxehet dhe merr energji pozitive”, tregon ai teksa zhytet “live” në borë. “Nuk e di çfarë është gripi. Nuk më ka zënë asnjëherë. Njerëzit nuk e kanë kuptuar ende çfarë energjie jep mali, uji, bora. Unë kam bërë shumë njerëz për vete që dalin nëpër male.

“Tarzani” shpjegon se nuk bën asnjëherë dush me ujë të ngrohtë. “Absolutisht jo. Dimër-verë vetëm ujë i ftohtë. Kemi llixhat e nxehta, por aty pranë është burimi i ujit të ftohtë. Shkojnë shumë turistë, sepse u ka bërë mirë për dhimbje kockash, gjunjësh, reumatizma. Trupi rigjenerohet totalisht”, thotë ai, përcjell A2 CNN.

Izeti tregon se në këtë stil jetese ka përfshirë edhe familjen. “Marr nusen, djalin, vajzën. Vajza studion në Tiranë dhe edhe atje del në natyrë. Është bërë sport familjar, shi, borë, çdo gjë. Akoma s’e kemi ndezur sobën. Natën ka qenë -15, mbrëmja -13, sot rreth -8”.

Next Post
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In