I riu i talentuar spanjoll, Marco Asensio, çdo ditë e më shumë po tregon se ka një të ardhme të ndritur. Ai shkëlqeu ndaj Barcelonës të dielën duke shënuar edhe një gol mbresëlënës në fund të ndeshjes.
Asensio njihet për shpejtësinë e tij dhe kontaktin e mirë me topin, këtë më së miri e tregon edhe video më poshtë ku 21 vjeçari kaloi pa problem Leo Messin për te asistuar te Cristiano Ronaldo, në rastin kur ky i fundit ndëshkohet me të dytin të verdhë dhe përjashtohet nga loja.
Real Madridi fitoi 1:3 në “Camp Nou” dhe ndeshja e kthimit zhvillohet sonte në “Santiago Bernabeu” nga ora 23:00. Barça do të jetë pa Andres Iniestan. Spanjolli ka probleme muskulore. /a.m.










