VIDEO/ Talat Xhaferi nuk zmbrapset nga Gruevski, ja momenti i përplasjes në Kuvend

Pas një seance të dominuar nga momente të shumta tensioni, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar me 64 vota ligjin e gjuhëve, çka i hap rrugë përdorimit të gjuhës shqipe në të gjitha institucionet në shtetin fqinj.

Votimit i ka paraprirë një tension mes deputetëve të opozitës, që u ngrit deri në një zënkë mes Nikolla Gruevskit dhe kryeparlamentarit shqiptar të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u ngjit dhe u drejtua për te vendi i kryetarit të Kuvendit, ndërsa pati edhe një përplasje me Xhaferin. Ish-kryeministri maqedonas u largua për një çast, ndërsa më pas u kthye sërish pas rifillimit të seancës pas pushimit të shkurtër. Ai shkoi sërish në vendin e kryetarit të Kuvendit duke u përballur me Xhaferin, por më pas ndërhynë deputetët e tjerë të Kuvendit dhe sigurimi duke shmangur një incident dhe përplasje më të madhe.

Kryetari i Kuvendit, Xhaferi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se “Ligji për gjuhën shqipe u miratua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Urime!”. Deputeti i BDI-së, Artan Grupi në një lidhje telefonike për Report Tv e ka cilësuar si ditë historike miratimin e ligjit për gjuhën shqipe. ‘Opozita tentoi që të bllokonte miratimin e ligjit, por në fund kaloi me 62 vota pro. Kjo është një ditë historike” tha ai.

a.ç

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com