Shqipëria duket se e nisi mbarë këtë përballje me Çekinë. Në minutin e 9 Asani shënoi goline parë në këtë ndeshje e cila mund të kualifikojë shqipërinë në Euro 2024.
Pas një pasimi të bukur drejt sulmuesit me origjinë nga Shkupi, Jasir Asani u nis i vetëm drejt portës kundërshtare dhe me një goditje “shkundi” rrjetën e portierit Pavlenka.
Rezultati shkoi në 1 me 0.