Fenerbaçe nisi ditën e sotme sezonin e ri në Superligën turke, me ndeshjen në shtëpi që luan përballë ekipit të Gaziantep.
Që në pjesën e parë, ekipi i madh turk vendosi diktatin, duke qenë në avantazh 3-0, falë dy penalltive të shënuara nga Moses në minutën e 6-të, si dhe Belozoglu në të 24-tën.
Ndërkohë, në minutën e 17-të, debutoi me gol në kampionat, edhe sulmuesi shqiptar që aktivizohet me Kosovën, Vedat Muriqi. Pasi u shërbye bukur nga Belozoglu, Muriqi e mori me gjoks topin, dhe me një goditje direkte me të majtën, mposhti portierin kundërshtar, duke mos i lënë asnjë mundësi.
Pas kalimit nga Rizespori tek Fenerbaçe, kjo është një nisje me këmbën e duhur për Muriqin, që premton gola edhe në këtë sezon të ri.
g.kosovari











