Ky është momenti kur kryeministrja britanike, Theresa May shoqërohet menjëherë nga eskorta drejt makinës së saj antieksplozivë teksa agresori Khalid Masood gjendej vetëm pak metra larg saj, para parlamentit, ku masakroi me thikë disa persona.
Një video e publikuar nga ‘The Sun’ tregon kryeministren të kapur nga paniku teksa shpejton të hipë në jaguarin e saj, por në një moment ngatërron rrugën duke shkuar në drejtimin e kundërt.
Nga sulmi i marrë përsipër nga ISIS humbën jetën 4 persona dhe u plagosën mbi 40 të tjerë.