Janë publikuar pamjet e sulmit me armë ndaj besimtarëve në dalje të një kishe në Rusinë jugore, që la 5 të vdekur dhe disa të plagosur.
Në pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, publikuar nga “RT”, shfaqet i riu me mjekër dhe me armë gjahu, teksa kalon rrugën para se të nisë të qëllojë besimtaret.
22-vjeçari i identifikuar si Khalil Khalilov shfaqet teksa qëllon për vdekje dy gra në mes të ditës, ndërsa një tjetër që dëgjon krismat largohet me shpejtësi. Ato po dilnin nga një kishë në qytetin e Kizlyarit në Republikën e Dagestanit.
Katër gra vdiqën menjëherë në vendin e sulmit, ndërsa një tjetër grua vdiq më vonë gjatë një operacioni në spital.
Dy roje sigurie qëlluan për vdekje sulmuesin teksa përpiqej të largohej nga vendi i ngjarjes. Sulmi u dënua ashpër si nga Kisha Ortodokse Ruse ashtu edhe nga Komuniteti Musliman i Dagestanit. Sulmi është marrë përsipër nga ISIS