• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / Studentët i rikthehen mësimit: Protesta nuk mund të vijojë me bojkot

by A R
09/01/2019 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët rikthehen për mësim në auditoret e universiteteve dhe largohen nga protesta. Të pyetur nga Agjencia Telegrafike Shqiptare ata thanë se protesta nuk është më si në ditët e para, dhe se ata nuk ndjehen më të përfaqësuar.

Grupi i xhirimit të ATSH-së, pyeti disa studentë në fakultetet e kryeqytetit.

Një student i Universitetit Bujqësor të Tiranës tha se është rikthyer në mësim që të martën. “Po jemi kthyer në mësim që dje. Ne kemi qenë pjesë e protestës së studentëve por pamë që nuk vazhdohej më, ranë tani studentët, të gjithë e lanë, u pa që nuk kishte më interes, plus që po zgjatet shumë, si pa interes”.

Një tjetër student po nga Universiteti Bujqësor tha se është i interesuar të zhvillojë provimet e sezonit. “Kam ardhur për të zhvilluar provimet e mbartura të viteve të kaluara”.

Edhe një studente tha se mësimi ka filluar, por interesi kryesor janë provimet e mbartura.

“Ajo tha se ka marrë pjesë në protestën e studentëve vetëm tre ditët e para, dhe theksoi se nuk e sheh më të arsyeshme ta vazhdojë. “Nuk më duket e arsyeshme të vazhdohej protesta duke bojkotuar mësimin”.

Një tjetër studente e Universitetit Bujqësor të Tiranës tha se ky është sezon provimesh. “Unë jam në master dhe më intereson që ta mbyll shkollën shpejt”. Ajo foli edhe për protestën e studentëve. “Unë kam qenë në proteste e isha dakord në fillim, por tani nuk me pëlqen si vazhdoi protesta”.

Një vajzë tjetër studente, tha se në këtë paqartësi të madhe është më mirë të ndjekim studimet. “Me që nuk po merret vesh se çfarë po bëhet është më mirë të vijmë të bëjmë mësim”.

Ndërsa një student i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, tha se tashme studentët e kanë të qartë qëllimin protestës. “Ti e di se përse kemi ikur nga protesta, logjikisht, protesta e ka humbur sensin”.

Ndërsa te Fakulteti i Shkencave Sociale nuk po zhvillohej mësim, por studentët kishin ardhur në masë dhe po zhvillonin aktivitete të ndryshme. Një studente na shpjegoi se ata po lexojnë, të tjerë po mësojnë, një grupim tjetër këndon, diskutohet, ligjërohet e shumë aktivitete të tjera.

/atsh/a.rada

Next Post
Ja çfarë bëhet duke njohur një gjuhë të huaj

Ja çfarë bëhet duke njohur një gjuhë të huaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

Siguria ushqimore/ Inspektime në qarkun e Shkodrës, Sula dhe Gjylameti mbikëqyrin në terren procedurat

April 2, 2026
Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

Ndryshojnë dëshmitë për rastin e kryebashkiakut Shkreli/ SPAK: Dy dëshmitarë mohuan në gjyq presionin për vota

April 2, 2026
“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

“Gruaja e trajton shumë keq”, Macron reagon pas deklaratave të Trump: Koment jashtë standardeve!

April 2, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

Lufta në Lindjen e Mesme, OKB paralajmëron përshkallëzim të situatës

April 2, 2026
Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

Pas fushatës kundër informalitetit rriten edhe detyrimet e papaguara! Të ardhurat nga kontributet 170 mln euro më shumë

April 2, 2026
Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

Parandalohet tragjedia në Himarë! 35-vjeçari merr peng prindërit, i kërcënon me thikë

April 2, 2026
Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

Aksident i frikshëm te Ura e Dajlanit, 24-vjeçarja përfundon në kanal

April 2, 2026
Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

Dhunoi babanë dhe tentoi ta godasë me sëpatë, arrestohet 46-vjeçari në Skrapar

April 2, 2026
Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

Barometri i sigurisë së jetës dhe i punës së policisë së shtetit

April 2, 2026
“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

“Qingzhou”, hapi i ri i Kinës në hapësirë, anija e mallrave që synon furnizimin e stacionit orbital

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In