Fëmijët e moshës pesë dhe gjashtë vjeç në këtë kopsht siberian dalin të zhveshur, në temperaturë -10 gradë, hedhin kova me ujë të ftohtë mbi trup dhe vrapojnë në oborr, ku luajnë me borë për dy minuta e gjysmë. Kjo është një praktikë e përditshme, e cila i bën ata më të qëndrueshëm ndaj të ftohtit dhe viruseve të ndryshëm.
Një drejtues kopshti thotë se kjo i bën 95 përqind rezistentë gjatë gjithë sezonit të gripit.
Para se të dalin jashtë, ata bëjnë ushtrime dhe qëndrojnë në sauna.
d.i.