Shumë shpejt pritet që të hapë dyert spitali Infektiv pranë QSUT, ambientet e të cilit u rikonstruktuarn në hapësirën e brendshme dhe të jashtme.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e rehabilitimit dhe zgjerimit të Spitalit Infektiv.
“MIRËMËNGJES dhe me Spitalin e ri të Sëmundjeve Infektive pranë QSUT, rindërtuar nga pranvera në vjeshtë e tanimë gati të hapë dyert pas pak ditësh, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Investimi me vlerë prej 5.6 milion euro parashikon dyfishim të kapaciteteve të reanimacionit dhe të repartit të urgjencës.