Një spikere e AlsatM nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa jepte lajmin për tragjedinë e rëndë që ndodhi sot në Bullgari ku humbën jetën 46 persona, shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.
Ajo ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.
Kujtojmë që të paktën 46 persona, shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, gjetën vdekjen në rrethana tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët në një autostradë në perëndim të Bullgarisë.
Në mesin e viktimave të aksidentit të sotëm kishte edhe fëmijë. Shtatë të mbijetuar po trajtohen ndërkohë në spitalin e kryeqytetit bullgar, Sofje, si pasojë e djegieve.
https://video.gjirafa.com/snaptik-7033754483230280965-shqiptar-mp4
/b.h