• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Video spektakolare, 60 fermerë në Kavajë thajnë domate për të furnizuar tregjet e Italisë

by A R
23/08/2020 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

60 fermerë në Luz të Vogël në Kavajë kultivojnë dhe thajnë llojin e domates Ikram dhe San Marzano, në një sipërfaqe prej 14 hektarë sera, e me kontrata të rregullta furnizojnë sipërmarrjen që i nxjerr në tregjet e Italisë.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video me pamje nga puna e këtyre fermerëve ndërsa theksoi se “kjo panoramë spektakolare si qilim me motive tradicionale, thurur e shtruar mbi tokën tonë nga duart e fermerëve tanë, flet vetë për të gjithë ata që kujtojnë se bujqësia sot është siç ishte deri dje apo siç duket nga kanalet e portalet, ku nuk bën lajm puna e mirë”.

“Cilësia e lartë e domates së prodhuar në Shqipëri, ka bërë që Italia të rrisë vit pas viti interesin për tregun shqiptar, ndërsa kërkesa për domaten e tharë “Made in Albania”, po bëhet më e lartë se kapaciteti i prodhimit”, – shprehet Rama.

Kryeministri bëri të ditur se “për këtë arsye kjo sipërmarrje kërkon që të zgjerohet edhe më tej, me një pikë grumbullimi dhe dhoma frigoriferike, që me mbështetjen financiare nga Programi IPARD, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, do të krijojnë kushte të reja për më shumë fitim, punësim, eksport”.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, tha se “jemi në një subjekt me të cilin kemi lidhur kontratë quhet “Albanian Piemonte”  janë grumbullues, seleksionues dhe eksportues të perimeve kryesisht domateve, Kemi lidhur një kontratë me ta për IPARD II thirrja e dytë për ngritjen e një kapanoni dhe ngritjen e një qendre grumbullimi dhe frigoriferike për përpunimin e mëtejshëm të domateve”.

Administratorja Eva Zylyftari thekson se “ne kemi lidhur kontratë me një fermer në bazë të kërkesës që kemi patur nga italianët . Kemi gjetur tregun të parin , ata kanë pasur një kërkesë diku tek 40 tonë domate të thatë dhe për këtë ne na duhej 400 tonë domate e freskët . Një ndër fermerët që ne marrim produktin është Lutfi Meta”.

Ajo tregon se “kanë lidhur shumë kontrata me shumë fermerë të cilëve u kemi shitur fidanët fillimisht që I kemi marrë nga Italia. Më pas presim që prodhimin e tyre ta blejmë dhe ta eksportojmë. Kemi edhe vetë serën tonë, 1.5 ha” .

Erion Braçaj i “Albanian Piemonte” tha se “italianët janë të interesuar për prodhimin tonë, pikërisht për këtë domate , sepse këtu është vendi, toka, klima që e bën këtë domate shumë të kërkuar.Unë e quaj këtë floriri i kuq.Kemi kërkesa pa fund, sezonin e parë kemi patur 43 fermerë, me një hapësirë 10-12 ha dhe përsëritëm të njëjtën gjë tani”.

Ai shprehet se “javën e parë të gushtit kemi mbjellë domaten e dytë në të njëjtën sipërfaqe”.

Next Post
Ekspertët japin lajmin e mirë: Vala e dytë e koronavirusit, jo aq vdekjeprurëse sa e para

Ekspertët japin lajmin e mirë: Vala e dytë e koronavirusit, jo aq vdekjeprurëse sa e para

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

PAMJE NGA DRONI / Protesta jashtë Parlamentit, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës

March 12, 2026
LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

LIVE! Lexohen raportet për Ballukun në Kuvend, PD: T’i hapet rrugë SPAK-ut! PS: Sot të ndahet politika nga drejtësia

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In