Një djalë i ri ka rënë pre e një grabitjeje të dështuar mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lulishtes tek “Komuna e Parisit”.
Bëhet fjalë për tentativën e grabitjes së një biçiklete, ku një hajdut është pikasur teksa ka qenë duke vjedhur.
Sapo e ka parë që hajduti ka vënë duart në mjetin e tij, i zoti është ngritur rrufeshëm nga tavolina ku po qëndronte dhe është vënë në ndjekje të grabitësit.
Ai arrin ta kapë e ta shtrijë në tokë hajdutin, i cili deri në fund shpëton.
Jo vetëm kaq, por për të “marrë hak” për paaftësinë e tij, hajduti i kthehet sërish pronarit të biçikletës dhe e qëllon atë me karrige./joq/a.k