• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ ‘Skifterët’ i rrihnin dhe i vidhnin telefonat kalimtarëve, vajza ngrinte kurthe

by Java News
03/04/2017 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka goditur një bandë hajdutësh që kryenin vjedhje me dhunë. Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa është shpallur në kërkim një vajzëe cila ishte edhe e para qe niste “lojen” e vjedhjeve. Ajo i ndalonte njerezit ne rruge me preteksin se donte te bente nje telefonate urgjente dhe me pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.

Sipas policisë, të arrestuarit kryenin vjedhje me dhunë në zonën e Unazës së Re dhe në Vorë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin përreth 2 javë të arrestuarit dhunonin fizikisht kalimtarët dhe u merrnin celularët, portofolin dhe sendet e tjera me vlerë.

NJOFTIMI I POLICISE:

Finalizohet operacioni “Gracka”

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, shpallet në kërkim një tjetër

Dokumentohen 7 vepra penale të vjedhjes me dhunë në bashkëpunim

Më datë 02.04.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– Fatjon Bushgjokaj, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë në bashkëpunim”

– A. B., 17 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhjes”

– Ndue Bushgjokaj, 24 vjeç, banues në Tiranë

– Elton Leka, 19 vjeç, banues në Tiranë

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetësja, R. L.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kanë kryer vjedhje me dhunë në dëm të disa shtetasve, duke vepruar të koordinuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht ishte shtetësja R. L. (e shpallur në kërkim) e cila kërkonte ndihmë, të dëmtuarve duke i huazuar telefonin për të berë një telefonatë më pas bashkëpuntorët e saj shtetasit e arrestuar ushtronin dhunë fizike ndaj të dëmtuarve dhe më pas i vidhnin sendet me vlerë si telefon, varëse, ora dhe vlerat monetare, ku më pas largoheshin me një automjet të tipit “Fiat”, të marrë me qira.

Pas një pune hetimore dhe një sërë veprimesh proçeduriale për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të dyshuar të ngjarjeve të mëposhtme:

• Më datë 23.03.2017, në Kodër Mëzes, kanë vjedhur shtetasen R. M., të cilës i kanë marrë një telefon të markës “Alfa 5”

• Më datë 23.03.2017, në rrugën “Kasem Shima”, kanë vjedhur shtetasin E. A., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Samsung S3” dhe një xhp lëkure

•Më datë 28.03.2017, në “Fushë Mëzes”, kanë vjedhur shtetasin I. T., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6 S plus”

• Më datë 29.03.2017, tek rrethrrotullimi “Vorës”, kanë vjedhur shtetasin Xh. L., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 4S” dhe 4 mijë Lekë të reja

• Më datë 31.03.2017, pranë ish “Casa Italia”, kanë vjedhur shtetasin O. H., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “Doogee” dhe 12 mijë Lekë të reja

• Më datë 01.04.2017, në rrugën dytësore të autostradës Durrës–Tiranë, kanë vjedhur shtetasin R. Ç., të cilit i kanë marrë një telefon të markës ” iPhone 6 S plus”

• Më datë 01.04.2017, në rrugën “Sokrat Mio”, kanë vjedhur shtetasin S. M., të cilit i kanë marrë një telefon të markës “iPhone 6”, një varse, një orë dore, 15 mijë Lekë të reja dhe xhupin

Në cilësinë e provës materiale, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 7 telefona të markave të ndryshme si, iPhone, Doogee, Samsung, Nokia

– Dy xhupa Lekurë

– Një varëse floriri.

– Një automjet i tipit “Fiat”, i marrë me qira

– Katër kuleta të llojeve të ndryshme

Disa prej sendeve të cilat i përkasin shtetasve të dëmtuar, u gjetën të groposura në një shtëpi të braktisur në Kamëz.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

a.ç

Next Post
Basha i përgjigjet Lu-së / “Turp të thuash: Mbani dhe ca kohë kriminelët”

Bojkoti i opozitës, Lu dhe Arvizu takohen me Bashën te selia e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

Evi Kokalari për Berishën dhe të birin: Çdo pengesë që do të më nxirrni, do t’iu vulosë dosjen e korrupsionit në DASH

April 6, 2026
BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli

April 6, 2026
“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

“‘Punët e Shqipërisë’ është diçka e brendshme e PS”, deputeti Malaj: Na afron me qytetarët!

April 6, 2026
Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

Dëshmia nga Teherani, mes bombave dhe represionit, lufta e iranianëve për mbijetesë dhe solidariteti i heshtur

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

Zgjedhjet vendore 2027/Baçi: PD s’ka emër konkret për Bashkinë e Tiranës, por…

April 6, 2026
U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

U gjetën eksplozivë, Hungaria vendos nën mbrojtje ushtarake tubacionin e gazit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In