Është mbyllur në barazim 1-1, sfida mes Tiranës dhe Skënderbeut, e luajtur në “Air Albania”, e vlefshmë për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.
Skënderbeu kaloi në avantazh, më anë të Bregut në minutën e 28-të të takimit. Vlonjati shfrytëzoi një gabim brenda zonës dhe nuk fali para portës.
Ndërkaq Tirana shtoi presionin shënoi gol me Kalen, por u anulua, ndërsa Ngo goditi tranversën.
Në pjesën e dytë, Tirana kërkoi golin, por duke mos humbur raste klasike. Ndërkaq Kale në minutën e 80-të me shpejtësi nisi një goditje dënimi dhe pas kombinimit me Ngo dërgon topin në rrjetë, por mes protestave të korçarëve që pretendonin se topi ishte në lëvizje.
Në minutën e dytë të shtesës, Gripshi ka humbur një rast të jashtëzakonshëm para portës, me Hoxhallarin që ka larguar pranë vijës fatale
Kështu Tirana ka shkuar në kuotën e 41 pikëve dhe mbetet në vendin e dytë, ndërsa Skënderbeu ndodhet në vendin e shtatë me 29 pikë.
g.kosovari