Mbyllen ndeshjet e orës 14:00 të Superiores me të papritura. Ekipi i Laçit fitoi ndaj Luftëtarit në transfertë me rezultatin 0-2, ndërsa Skënderbeu mposhti Vllazninë me dramë 0-1, Bylisi bëri vetëvrasje në shtëpi, pasi u ndal nga Flamurtarit 0-0.
Laçi mori 3 pikë të arta ndaj Luftëtarit në një sfidë që vuajti shumë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ndërsa kurbinasit “kafshuan” dy herë në pjesën e dytë. Nwabueze shënoi golin e parë me penallti në minutën e 65′, ndërsa për t’i vendosur kapak sfidës mendoi Xhixha në minutën e 88′ për 0-2.
Skuadra e Skënderbeut ka marrë një fitore të artë në Shkodër ndaj Vllaznisë me rezultatin 0-1. Ekipi korçar fitoi ndaj shkodranëve minimalisht me dramë. Krasniqi realizoi në minutën e 90’+3′ mbi shtesën duke shënuar pas një aksioni të mirë të skuadrës mike. “Ujqërit” i japin një shkelm të fortë pretendimeve të shkodranëve për të dalë nga zona e “play-out”-it.
Bylisi ka bërë një gafë të madhe në shtëpi, pasi e mbylli në barazimin 0-0 ndaj Flamurtarit. Pretendimet e ballshiotëve për Europë zbehen akoma më shumë. Ekipi vendas i kishte të gjitha mundësitë të kalonte në avantazh, por Hidi humbi penallti. Një rast për t’u përmendur është dhe përplasja e Goxhës me Carlos Henrique që çoi të dy futbollistët në spital. Ata lanë lojën në minutën e 28′.
g.kosovari