Skënderbeu mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në sfidën e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore. Një triumf i merituar për skuadrën e Ilir Dajës, që e dominoi pjesën më të madhe të lojës, duke shënuar 2 herë më anë të Krasniqit në pjesën e parë dhe Ndeki në fundin e ndeshjes.
Ndërkohë nga ana tjetër, bardheblutë bënë shumë pak në këtë përballje, teksa golin e vetëm e shënoi Hasani në minutën e 93-të.
Me këtë fitore Skënderbeu parakalon Tiranën duke u ngjitur në vendin e 4-t, me 20 pikë, ndërkohë që kryeqytetasit janë pozicionuar në vendin e 6-të me 19 pikë.
18′ Krasniqi gjen rrugën e rrjetës për Skënderbeun
87′ Ndeki ka dyfishuar rezultatin për korçarët
90+3′ Tirana realizon në sekondat e fundit me anë të Edon Hasanit
g.kosovari