• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Skenari i frikshëm, katastrofat që e presin Tokën në 100 vitet e ardhshme

by Java News
26/12/2018 09:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 800 vjet, njerëzit kanë matur vazhdimisht nivelin e detit. Dhe dekadat e fundit, studiuesit kanë parashikuar një rritje të nivelit të deteve, ndryshe nga ato që janë parë deri tani. Arsyeja kryesore është shkrirja e akullit nëpër pole.

Studimet e Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, parashikojnë që niveli i detit do të rritet 2 metra gjatë 100 viteve të ardhshme. Efektet e një rritjeje të tillë, do të ishin mjaft katastrofike.

44 % e popullsisë së botës banon në qytetet bregdetare, dhe nivelet më të larta të detit do të detyronin shumë njerëz të lëviznin diku tjetër.

 

Ekonomia e këtyre qyteteve do të binte, dhe kostoja e jetesës do të ngrihej në stratosferë. Qytetet e vogla bregdetare, nuk do të kishin asnjë mjet për të mbrojtur veten me mure detare ose masa parandaluese, duke u shndërruar kështu në qytete fantazmë.

Zhdukjet e kafshëve

Lui Fihojos, regjisor i “National Geographic” dhe producent i dokumentarit “The Cove”, ka deklaruar kohët e fundit se në 100 vitet e ardhshme mund të shohim zhdukjen e gjysmës së popullatës së kafshëve në Tokë.

Ai ka cituar shumë arsye, nga ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i habitateve, deri tek gjuetia dhe konsumi i tepërt.

Emetimi i karbonit po dëmton ekosistemet jetike, shumë zogj dhe krijesa të tjera që banojnë pranë qyteteve.

Kjo mund të parandalohet. Nëse ne si shoqëri bashkohemi për të mbrojtur natyrën dhe jetën e begatë të kafshëve në Tokë, mund t’i ndihmojmë speciet e tjera të ekzistojnë edhe për 100 vitet e ardhshme, dhe më shumë se kaq.

Makina elektrike autonome

Ekspertët në Universitetin Xhorxhtaun në SHBA, mendojnë se deri në vitin 2040, 90 për qind e automjeteve në rrugë do të jenë elektrike, dhe shumë shpejt pas kësaj, automjetet me naftë dhe benzinë nuk do të ekzistojnë më.

Norvegjia ka deklaruar se do të ndalojë shitjet e makinave me karburantet fosile deri në vitin 2025, me Holandën, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar që bëjnë të njëjtin premtim për vitin 2040.

Gjermania dhe Kina, dy liderët në industrinë e makinave, kanë premtuar ide të ngjashme, pa një vendosur afate kohore.

Ndërkohë studiuesit shtojnë se automjetet autonome do të dominojnë gjithashtu shoqërinë. Ekonomisti i Universitetit të Stenfordit, Toni Seba, thotë se deri në vitin 2030, 95 për qind e udhëtarëve do të përdorin automjete që drejtohen vetë.

Që do të thotë, nuk do të ketë 3.2 miliardë tonë emetime karboni në vit në atmosferë.

Një botë e robotëve

Rej Kurcveil, drejtor i inxhinierisë në Google, deklaroi kohët e fundit se rritja eksponenciale e teknologjisë dhe robotikës, do të mbërrijë kulmin me një platformë mbarëbotërore në sistemet tona ekonomike brenda 100 viteve të ardhshme, dhe ndoshta edhe më shpejt.

Ai thotë se zhvillimet e shpejta të kohëve të fundit në fuqinë informatike, shpejtësia e internetit, shkëmbimi i informacionit dhe printimi 3D, kontribuojnë gjithnjë e më shumë në tregtinë me shpejtësi të robotëve.

Nëse dikush sheh prirjet e hulumtuara nga Google dhe korporatat e tjera të teknologjisë së lartë, atëherë mund të shihni se deri në vitin 2025, robotët do të përbëjnë gati 70 miliardë dollarë të tregut global, me pjesën më të madhe të robotëve që përdoren gjerësisht në ushtri, industri, tregti dhe punët vetjake në shtëpi.

Një Univers i zbuluar

Vitet e fundit, Observatori Jugor Europian, ka vënë në përdorim një teleskop shumë të madh, OWL.

Me një diametër prej 100 metrash, ai mund të analizojë me saktësi të madhe planetët pranë Tokës, të rreth 40 prej sistemeve më të afërta me sistemin tonë diellor.

Kjo do t’u japë shkencëtarëve aftësinë për të hulumtuar ekzoplanetët, dhe jetën e mundshme jashtëtokësore.

Spektri i gjerë i OWL mund të zbulojë molekulat e jetës dhe organizmave të tjerë të gjallë, që teknologjitë e mëparshme si Teleskopi Hapësinor Habëll nuk mund t’i vëzhgonin.

Ideja se ka zero jetë në universin e pafundmë nuk është e besueshme, dhe me aftësitë në rritje, kush e di se çfarë do të zbulojmë.

a.cupaj

Next Post
Ristrukturimi i administratës, pritet valë largimesh, gati analiza

Pranimet në administratë, hapen dyert për studentët e kandidatët jashtë sistemit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In