• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video skandali Salianji- G.D, çfarë po luhet pas kuintave në selinë blu?!

by Java News
19/02/2018 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikimi i video-skandalit gati një javë më parë solli një uragan reagimesh nga qytetarë, por edhe tronditi selinë e demokratëve, e cila u përpoq ta kalonte gjithçka në heshtje. Lulzim Basha, gjatë gjithë javës së shkuar, qëndroi vetëm një ditë në Shqipëri, duke u përpjekur të shmanget nga ky komunikim dhe duke tentuar që gjithçka ta lërë në heshtje. CNA.al komunikoi me zyrtarë të lartë në PD, të cilët thanë se gjithçka ende nuk është mbyllur.

Ka pasur një takim të mërkuren Basha-Grida Duma, dhe pas këtij takimi kreu demokrat është larguar jashtë vendit. Sot pritet që disa sekretarë të PD ti kërkojnë një takim Lulzim Bashës dhe të diskutojnë pikërisht në lidhje me video-skandalin. I vetmi që reagoi publikisht kundër atij video-skandali ishte sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, i cili kërkoi transparencë dhe e quajti skandaloze videon.

Ristani është i vetmi zyrtar i lartë që u shpreh publikisht, ndërsa në redaksinë e CNA.al kanë ardhur dhjetëra e qindra reagime nga politikanë të të gjitha niveleve, të cilët e shohin atë video si  një perversitet të turpshëm në parlamentin shqiptar dhe shumica bëjnë përgjegjës kreun e PD, Basha, i cili ka çuar në listat e deputetëve personazhet e përfshirë në skandal.

Deputeti Ervin Salianji nuk ka reaguar pas hapit të tij në emisionin “STOP”, transmetimi i të cilit u bllokua nga Lulzim Basha. G.D. kishte në anën tjetër të komunikimit të deputetit, dhe është asociuar nga disa media me Grida Dumën. Kjo e fundit nuk ka bërë asnjë reagim, dhe është sjellë sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Përkundrazi ka dalë në disa ekrane televizive në debate dhe gjithçka po e trajton me mospërfshirjen e saj duke kryer aktivitet të rregullt politik, megjithëse edhe për përfshirjen e emrit të saj ajo nuk ka bërë ende asnjë reagim.

Të dy deputetët, të enjten e shkuar ishte parashikuar të flisnin në seancën parlamentare, por ata e tërhoqen emrin në momentin e fundit, edhe pse një ditë më parë kishin konfirmuar se do të diskutonin.

Sot pritet që Basha të zhvillojë takime me disa drejtues të rëndësishëm të PD-së, të ketë konsultime të mëtejshme për një vendim final ndaj deputetit Salianji, duke tentuar disa masa ose vazhdimin e heshtjes, e cila po i kthehet në një bumerang ciklik Partisë Demokratike./CNA.al/

ma.me

Next Post
Vetting edhe për ish-policët e larguar, Xhafaj: Procesi do japë një shtysë të re në luftën ndaj krimit

Vetting edhe për ish-policët e larguar, Xhafaj: Procesi do japë një shtysë të re në luftën ndaj krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

“Do kesh fatin e Noriegës”! Rada tregon episodin në 1998: Vetëm Berisha është kërcënuar nga SHBA se do të rrëmbehej me helikopter

January 23, 2026
“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

“Demokracisë i ka ardhur fundi!”/ Baton Haxhiu flet për Bordin e Paqes: Po vjen një rend i ri botëror!

January 22, 2026
Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

Dhëndri i Trump zbulon planin për Gazën: Rindërtimi përfshin banesa, shkolla, spitale dhe zona turistike luksoze

January 22, 2026
Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Rusinë në Stamboll

Zelensky: Nëse anijet ruse lundrojnë afër Groenlandës, Ukraina mund t’i fundosë siç ka bërë në Krime

January 22, 2026
Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshjen për funksionalizimi e Komisionit për Personat e Pagjetur

January 22, 2026
Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In