• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO-Skandali në PD/ Basha përgjon deputetët e tij, Grida Duma: Mbledhjet brenda janë të regjistruara

by Java News
22/10/2021 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal i padëgjuar më parë në politikën shqiptare, duket se ka ndodhur në Partinë Demokratike.

Pra, partia e cila solli pluralizmin politik në Shqipëri, sot nën drejtimin e Lulzim Bashës, është kthyer në një parti që “spiunon” deputetët e saj.

Në media shpesh është kanë qarkulluar lajme të tilla, se në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, Lulzim Basha përdor prishje frekuencash, e të tjera si këto.

Por, tashmë duket se pasiguria dhe paniku i tij ka arritur në atë pikë, sa regjistron mbledhjet e grupit parlamentar dhe rregjistron takimet me deputetët e tij. Pra, Basha përgjon deputetët e tij.

Burimet bëjnë të ditur se Lulzim Basha regjistron edhe bisedat dhe takimet në zyrën e tij, por përtej këtyre burimeve ka dhe një konfirmim publik në media.

Por, tashmë mesa duket përgjon edhe mbledhjet e grupit parlamentar. Kjo është konfirmuar edhe nga deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit “Open”, të Eni Vasilit, zonja Duma ka pasur një debat të fortë me analistin Andi Bushati, ku ky i fundit tha se “PD është bërë një parti ku të gjithë flasin si Luli, duartrokasin Lulin, ku nuk ka më personalitete politike, ku njerëzit përjashtohen me vullnetin e një njeriu. Nuk fitoni dot as me dhunë dhe as me moral”.

Por, pas deklaratës së Bushatit ka reaguar Duma, e cila në tentativë për të justifikuar vendimet e kreut të PD, ka zbuluar skandalin në fjalë.

“Janë thënë gjëra totalisht të pavërteta, ndryshe më atë çfarë është folur brenda. Është gjithçka e regjistruar. Janë të regjistruara mbledhjet brenda. Janë prova dhe fakte.”-tha Grida Duma.

Pra, Duma konfirmoi prerazi se Lulzim Basha regjistron deputetët e tij.

Zonja Duma ndoshta se kupton por duhet të mësojë se është e ndalur me ligj regjistrimi dhe përgjimi i deputetëve. Për këtë duhet autorizim qoftë edhe në parti, ose minimalisht me pëlqimin e pjesmarrësve. .

Nga ana tjetër, kjo tregon panikun dhe mosbesimin që ka Lulzim Basha, i cili përgjon grupin paralamentar.

Kush është ai SHISH apo prokuroria?

Këtë mund ta bëjnë vetëm institucionet si SHISH apo prokuroria, dhe vetëm me autorizim apo leje nga gjykata.

Ku është parë dhe dëgjuar që kryetari i partisë përgjon deputetët e tij? Kjo ndodh në Republikën e Re të Lulzim Bashës.

Media edhe më parë ka shkruar për këtë lloj formati të përdorur nga Lulzim Basha, por këtë herë e ka konfirmuar dhe Grida Duma.

Nëse Lulzim Basha kërkon që mbledhjet e grupit të bëhen publike, mjafton të thërrase gazetarët, kameramanët dhe transmetohet gjithçka live.

Por, jo të përgjojë deputetët e tij.

Nga kush ka frikë Lulzim Basha?

Çfarë kërkon të tregojë?

Takimet në zyrë për çfarë i regjistron?

Ku i çon këto regjistrime?

Ndoshta i bën se nuk mban mend çfarë thotë, një skandal ky i padëgjuar më parë në politikën shqiptare dhe qartazi një shantazh ndaj deputetëve të tij./cna

Next Post
Zgjatja e vettingut/ Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Ka ende kohë, jo prioritet për PD!

Zgjatja e vettingut/ Ish-ministri i Drejtësisë, Halimi: Ka ende kohë, jo prioritet për PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In