• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Skandali me shkollat 9 vjeçare në kryeqytet… ku fëmijët e mitur pijnë hashash

by Java News
20/12/2016 21:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një skandal është zbuluar në lidhje me fëmijët e shkollave të mesme dhe nëntë vjeçare në kryeqytet, të cilët blejnë hashash fare lehtë dhe e konsumojnë atë. Rasti është bërë publik nga emisioni “Fiks Fare”, i cili arriti të filmonte në disa shkolla në Tiranë, ku fëmijët e blinin dhe e shisnin drogën pa kurrfarë problemi. Kamera e Fiksit dokumentoi me zë dhe figurë disa raste shit-blerje, ku protagonistë ishin mosha fare të vogla, që e shihnin dhe pinin lëndën narkotike.

Shit-blerja e hashashit, nxënësit: Ky është Topmall
Bashkëpunëtorët e Fiksit shkojnë në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamzë. Gjatë pushimit të gjatë, disa djem bisedojnë me ekipin e Fiks Fare. Biseda bëhet prnë kangjellave të oborit të shkollës. Njëri nga djemtë zotohet se do t’i ndihmojë për t’i gjetur hashashin, por i duhet të bisedojë me shokun e tij. Më pas, pranë bashkëpunëtorëve të Fiksit shkon një djalë tjetër dhe e pyet se për kur e do, pasi ai është përdorues vetë. “Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Sa të shkoj e ta marr” thotë nxënësi. Pas 30 minutash, pranë ekipit të Fiks Fare shkon një shitës, i cili thotë se ka dy teke.Teke është kodi që ai përdor për dy doza hashashi. Bashkëpunëtorët dhe shitësi largohen pak nga shkolla. Shkojnë në një ndërtesë të vjetër që ndodhet 20 metra larg shkollës së mesme prfesionale të kamzës.. Atje shitësi i jep hashashin. “Ke shumë aty, mjafton. Ke për dy herë” thotë shitësi. Fi

ksi shkon edhe në shkollën 9-vjeçare “Aleks Buda” në Laprakë. Gazetarët pyesin nxënësit që ndodhen gjatë pushimit të madh pranë rrethimit të oborrit të shkollës se kush mund t’ju gjejë hashash. Nxënësit tregojnë një qendër lojërash elektronike. Në këtë qendër ndodheshin disa djem, ku njëri prej nxënësve futet dhe merr mallin brenda. Pas blerjes kamera e Fiks fare ka filmuar momentin kur nxëënsit e shkollës 9 vjeçare përgatisin cigaren e hashashit në oborrin e një pallatit që ndodhet pranë shkollës. Ata shprehen se malli është i mirë. Pasi diskutojnë me njëri¬tjetrin, në fund i japin Fiksit edhe një dozë tjetër cigareje dhe largohen. Për të gjitha dozat, shitësit kërkojnë 10 mijë lekë të vjetra.

10-vjeçari duhanpirës: Fillova cigaren kur isha 8 vjeç
Krahas fenomenit të pirjes dhe tregtimit të lëndës narkotike, në shkollat shqiptare pihen lirisht duhan. Në një shkollë në Vorë, kamera e Fiks Fare filloi disa nxënës që pinë duhan në oborrin e shkollës, pa i’u “dridhur qerpiku”. Ndërkohë, i njëjti fenomen shfaqet edhe në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë. Edhe këtu, adoleshentët pinë duhan të pa shqetësuar nga stafi akademik.
Fiksi zhvendoset në Elbasan, ku disa fëmijë në këtë qytet pinë duhan rrugëve dhe tregojnë para kamerës “bëmat”. Një i mitur tregon se po bën vite që pi duhan dhe thotë se do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.

BISEDAT
SHKOLLA E MESME PROFESIONALE, KAMËZ
Nxënësi– Hajde. Hajde pra.
Fiksi– Ç’a do më japësh?
Nxënësi– Po hajde pra.
Fiksi– Do vish të të them diçka? Më ndihmon me një cigare, teke? (hashash)
Nxënësi– Po moj.
Fiksi– Ke?
Nxënësi– Si s’kam. Ja të pyes këtë shokun.
Nxënësi tjetër: Për tani e do?
Fiksi– Eee
Nxënësi tjetër: Unë përdorues jam, po s’kam për momentin. Përdorues jam vet.
Fiksi: S’ke tani? Nxënësi tjetër¬ Jo.
Nxënësi tjetër:Ku do presësh këtu?
Fiksi– Po.
Nxënësi tjetër:Në rregull.
Fiksi: Në rregull?
Nxënësi tjetër: Po.
Fiksi– Të jap lekët? Sa do? Kam një 10¬she. Ok?
Nxënësi: Në rregull.
Fiksi:Këtu po të pres, mos u vono shumë, po bëj një xhiro.
Nxënësi: Jo.
Vjen shitësi.
Fiksi– Sa more?

Nxënësi– 2 (teke). Jam përdorues vetë, e pi përditë.
Fiksi– Do ma japësh apo jo?
Nxënësi: Ku ta jap, këtu? Hajde. Shkojnë në më tutje dhe na jep boçen e kanabisit.
Nxënësi: Të del kjo, të del e madhja.
Fiksi: Vetëm një?
Nxënësi: E di sa është aty?
Fiksi¬: Ma jep dhe një tjetër.
Nxënësi: Po s’bone 3 (cigare).

SHKOLLA 9-vjeçare “ALEKS BUDA”, LAPRAKË
Fiksi: Ç’a bone, si ja kalove? Ku mund të marr ndonjë qese?
Nxënësi: Veç në lagje. A do me marr ti?
Fiksi: Po.
Flet me shokun tjetër.
Nxënësi: O Ermal, a ke?
Nxënësi tjetër: Kam mbaru, e shita. Sa do, cigare?
Nxënësi: Një teke pra.
Nxënësi tjetër: Tani do ta shohësh ti, kanë ata çunat.
Nxënësi: Te Bernardi?
Nxënësi: tjetër Eee.
Nxënësi:¬Po e ka të mirë ai, po e kam në lagje, i thotë plakës time.
Nxënësi tjetër:E kanë të mirë këta, mora mbrëmë, q… m…..
Nxënësi: Jo të mirë, po tani e kanë bërë tritol, ja kanë q..r… Çdo tregtar mundohet me e marr mallin më të mirë.
Nxënësi tjetër: Normal.
Nxënësi: Këtu është topmalli? Mrena. O topmall.
Shitësi: Hë ore.
Nxënësi: Ku je ore topmall.
Futen brenda të marrin mallin
Nxënësi: Shëndet.
Pamje kur e dredhin dhe e pinë
Djali: Sa lekë i merrni këto?
Shitësi: 5 (mijë).
Djali: 5 mijë lekë?
Shitësi: Po.
Djali: Është i mirë?
Shitësi: Duhet me e pa qeta. Edhe ky nuk o i keq jo.
Fiksi: Qenka tritol.
Shitësi: Është bar i mirë me r… sh….
Djali: Ta kishe djeg me çakmak.
Djali tjetër: Ça ke bo?
Djali: Hiç t’u pi, si përherë. Sajova në një vend 50 gramë. Ky e di për ça më pëlqen ka një shije të mirë. A ke a do më?
Djali tjetër: Jo mor burrë.

Next Post
“Prindërit nuk ndodheshin në shtëpi, vëllai më përdhunoi”, e reja tregon tmerrin që zgjati 6 vite

"Prindërit nuk ndodheshin në shtëpi, vëllai më përdhunoi", e reja tregon tmerrin që zgjati 6 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In