• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO-Skandali/ Firma e ndërtimit “Kontakt” po shkakton katastrofë mjedisore. Zbulohen vendet në Tiranë ku hidhen inerte

by Java News
01/10/2021 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali mjedisor i kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin ka marrë përmasa të mëdha. Vetë inspektorët e mjedisit dhe policët bashkiakë kanë dhënë informacion në media pa guxuar të vendosin gjoba mbi katastrofën mjedisore që po ndodh në periferitë e gjelbra të kryeqytetit.

Kjo firmë ndërtimi me mbrojtje të pashpjegueshme depoziton në liri të plotë inerte në të gjithë periferitë e Tiranës. Zona e quajtur Mjull- Bathore, të cilën media e ka denoncuar ditët e fundit, nuk është e vetmja që është e mbuluar me qindra mijëra ton inerte ndërtimi. Inertet e kompleksit “Mangalem” kanë pushtuar një tjetër zonë turistike, siç është ajo e Mulletit dhe konkretisht në Fikas-Qeha.

Inertet që ka hedhur ndërtuesi Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”, kanë pushtuar toka në sipërfaqe të mëdha dhe që mund të shihen me sy të lirë. Askush nuk di të thotë se sa shkon dëmi mjedisor i shkaktuar aty.

Ndërsa kantieri i ndërtimit në Bulevardin e madh të Tiranës i firmës së ndërtimit “Kontakt”,i depoziton në mënyrë të paligjshme inertet në zonën e Kamëz- Paskuqan. Mijëra ton inerte nxjerra nga  ndërtimi i po kësaj kompanie në bulevardin e Ri si dhe ato të nxjerra nga hapja e themeleve dhe punimeve në ndërtim për më shumë se 20 pallate të kompleksit “Mangalem” ka bërë që zonat e pastra të Tiranës të mos ekzistojnë më.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2021/10/vid1.mp4
https://javanews.al/wp-content/uploads/2021/10/vid2.mp4

Fillimisht denoncimi për këtë kompani,e cila punon në liri të plotë nga policia, erdhi nga banorët pranë kompleksit “Mangalem”në Ali Dem, të cilët u ankuan se punimet e ekskavatorëve dhe kamionëve nisnin pas orës së përcaktuar për këto lloj punimesh, pra pas orës 23:00 duke shqetësuar gjithë banorët përreth.

Më pas vetë banorët në gjithë kryeqytetin  zbuluan se makinat që ngarkoheshin me inerte shkarkoheshin në vende të gjelbëruara. Menjëherë lajmëruan IKMT, Policinë Bashkiake dhe AKMT por askush nuk erdhi për verifikime. Vetë inspektorët në terren pohojnë për ‘JOQ” katastrofën mjedisore që po shkakton kjo kompani,si dhe identifikojnë vendet ku kjo kompani ndërtimi hedh në mënyre të paligjshme inerte, por nuk veprojnë, duke shpresuar që këtë problem ta zgjidhw media.

Ka pothuajse një vit që kompania punon sapo del dielli gjatë ditës dhe gjatë natës, duke hedhur inerte në shumë zona të Tiranës. Inertet e kompanisë së ndërtimit “Kontakt” me pronar Fatmir Bektashin po shkaktojnë një terror te banorët e zonave përreth dhe një katastrofë mjedisore, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë.  Në kushtet kur asnjë inspektoriat dhe polici nuk vepron ndaj këtij ndërtuesi, Tirana do të përfundojë shumë shpejt në një mal inertesh./ Gazeta Shqip

https://javanews.al/wp-content/uploads/2021/10/vid3.mp4
https://javanews.al/wp-content/uploads/2021/10/vid4.mp4

 

Next Post
Hynë për të grabitur, por vranë arkitektin italian në sy të djalit dhe gruas/ Pranga 3 shqiptarë. Ja gabimi që u kushtoi rëndë…

Hynë për të grabitur, por vranë arkitektin italian në sy të djalit dhe gruas/ Pranga 3 shqiptarë. Ja gabimi që u kushtoi rëndë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

Deklarata e Shoqatës së Gjyqtarëve për pagat, përgjigjet Rama: I keni rrogat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj

February 4, 2026
Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Zëri i Amerikës dhe paradoksi i demokracisë që hesht

February 4, 2026
Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

Zbulohet emri i Trump në dosjet Epstein, çfarë thoshte financieri i njohur për Presidentin e SHBA-së

February 4, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji: Berisha duhet të largohet si drejtues i PD-së! Është i pamjaftueshëm për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Manipulues dhe hakmarrës, kjo është shenja më djallëzore e horoskopit

Horoskopi, çfarë surprizash sjell dita për çdo shenjë, yjet zbulojnë atë që nuk pritej

February 4, 2026
Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

Tragjedi në ujërat e Kiosit! 15 viktima dhe 25 të plagosur nga përplasja e motoskafit me anijen e Rojës Bregdetare Greke

February 4, 2026
Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, sa do të jenë temperaturat

February 4, 2026
Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In